Kronikë

Vdiq 26-vjeçarja e aksidentuar në Qyshk, po trajtohej në QKUK prej 1 prillit

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Të dielën ka vdekur në QKUK 26-vjeçarja që ditë më parë është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës.

Policia e Kosovës i tha KOHËS se është njoftuar nga Qendra Klinika Universitare e Kosovës për vdekjen e saj, derisa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti ku tashmë viktima ishte lënduar rëndë ka ndodhur më 1 prill.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët e viktimës.

“Më datë 01.04.2025, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qyshk-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor, si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK-Prishtinë. Sot më datë 04.05.2025, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se e njëjta ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

KOHA ka mësuar se viktima ishte goditur me veturë nga një zyrtar policor, që në atë moment nuk ishte në detyrë zyrtare.