Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Makoc të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se në mesin e të lënduarve ka edhe të mitur.
Aksidenti ka ndodhur në mëngjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.