Një 58-vjeçar ka vdekur mëngjesin e së mërkurës pasi ka rënë në hapësirën e ashensorit, nga kati i katërt i një ndërtese në rrugën “Sadik Bega” në Ferizaj.
Policia dhe ekipet tjera emergjente kanë dalë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar vdekjen e tij.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur gjithashtu ekipi i Emergjencës dhe ai i Zjarrfikësve. Mjeku kujdestar që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Personi i vdekur është një mashkull kosovar, 58 vjeç. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj si dhe ato të Sektorit Rajonal. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion”, njoftoi PK.