Kronikë

Vdiq një këmbësor pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi

Shiriti i policise - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një këmbësor është goditur për vdekje nga vetura në Kllokot të premten. 

Shoferi i veturës është arrestuar. 

Viktima ishte dërguar në Emergjencën e Gjilanit por nuk u ka mbijetuar lëndimeve. Trupi i është dërguar për obduksion. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.