Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën

Pamje në Qendrën Klinike Universitare ku po trajtohen dy të plagosurit

Pamje në Qendrën Klinike Universitare ku po trajtohen dy të plagosurit

Foto: KOHA

Tre persona të vdekur është bilanci i ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur të dielën në Majac të Podujevës. Sipas informatave zyrtare nga organet e rendit, dyshohet se një grua e moshës rreth 30-vjeçare fillimisht e ka qëlluar me armë një burrë rreth moshës 40-vjeçare i cili është gjetur i vdekur në veturë, e më pas e ka qëlluar edhe një grua tjetër 73-vjeçare e cila bashkë me të dyshuarën janë gjetur të plagosura por me shenja jete në vendin e ngjarjes. Të dyja kanë vdekur gjatë trajtimit në QKUK si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre të vdekur nga të shtënat me armë në Podujevë, përfshirë të dyshuarën

1 d. më parë / 23 mar 2026 12:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona të vdekur është bilanci i ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur të dielën në Majac të Podujevës.

Sipas informatave zyrtare nga organet e rendit, dyshohet se një grua e moshës rreth 30-vjeçare fillimisht e ka qëlluar me armë një burrë rreth moshës 40-vjeçare i cili është gjetur i vdekur në veturë, e më pas e ka qëlluar edhe një grua tjetër 73-vjeçare e cila bashkë me të dyshuarën janë gjetur të plagosura por me shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ato janë dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës. Rreth orës 3 të mëngjesit, sipas SHSKUK-së ka vdekur 73-vjeçarja, ndërkaq më vonë edhe e dyshuara e rastit.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.

Sipas familjarëve me të cilët ka folur KOHA, pasi e dyshuara ka vrarë burrin rreth 40-vjeçar, ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare dhe e ka marrë peng atë. Gjithashtu, sipas familjareve në momentin kur e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës, aty ka qenë edhe bashkëshortja e djalit të 73-vjeçares me fëmijët e saj.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera materiale relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Vdiq edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

1 d. më parë / 23 mar 2026 11:48
Emergjenca - QKUK

Foto: Arkiv

Ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur të dielën në Podujevë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Më herët është konfirmuar edhe vdekja e 73-vjeçares e cila ishte e plagosur.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes, në Majac të Podujevës, të dielën kur dyshohet të ketë ndodhur  rasti është gjetur edhe një person rreth moshës 40-vjeçare i vrarë në një veturë.

Vrasje e dyfishtë në Podujevë, e dyshuara në gjendje të rëndë, motivi ende i panjohur

2 d. më parë / 23 mar 2026 09:15 Nga: Donisa Fazliu
majac vrasja

Foto: KOHA

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës të dielën në mbrëmje. 

Sipas Policisë një burrë është gjetur i vdekur në një veturë jashtë një shtëpie, ndërkohë që brenda shtëpisë janë gjetur dy gra të plagosura me armë zjarri, prej të cilave njëra rreth 30-vjeçare dhe e dyshuar për rastin. Tjetra e plagosur 73-vjeçare ka vdekur pak orë më vonë në QKUK ku ka qenë duke u trajtuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se të vrarët janë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, janë I. B., dhe M.G., ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore duke u trajtuar në QKUK. Sipas Prokurorisë motivi i rastit ende nuk dihet.


Familjarët thonë se e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë e kishte marrë peng viktimën 73-vjeçare

Sipas familjarëve me të cilët ka folur KOHA, pasi e dyshuara ka vrarë burrit rreth 40-vjeçar, ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare dhe e ka marrë peng atë. Gjithashtu, sipas familjareve në momentin kur e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës, aty ka qenë edhe bashkëshortja e djalit të 73-vjeçares me fëmijët e saj.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera materiale relevante për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

“Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se fillimisht ka pranuar një informatë se në fshatin Majac të Podujevës, dyshohet që një person i cili gjendet në një veturë është pa shenja jete. Njësitë relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika menjëherë janë angazhuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin. Po ashtu janë njoftuar edhe  prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë burri i vrarë është nga Obiliqi.

“Bazuar në informacionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalë në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, në njoftimin e Policisë thuhet se është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila siç theksohet, paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët.

“Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinisë femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) thuhet se ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes.

Në raport tutje thuhet se të hënën në orët e hershme është raportuar se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Ne lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ri-cilësohet në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e Rëndë’ dhe ‘Mbajtje ne Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve’”, thuhet në njoftimin e Policisë.