Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në aksidentin në Bresje të Fushë-Kosovës

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën në Bresje të Fushë-Kosovës.

Një person është ndaluar në lidhje me këtë rast. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.02.2026 rreth orës 20:35 në Rr. e Pejës më saktësisht te semaforët në Bresje është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Ekipet relevante policore dhe atutoambulanca, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Një person është ndaluar në këtë fazë nga policia dhe hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha.