Një punëtor i një fabrike në Suharekë, M.D., ka vdekur të premten pasdite pasi është lënduar aksidentalisht nga një pjesë metalike e një vinçi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima fillimisht u transportua në QKMF-në e Suharekës e më pas në Emergjencën e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i një fabrike në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi. I lënduari është transportuar me autoambulancë të QKMF Suharekë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka mbërritur pa shenja jete. Policia ka dalë në vendngjarje, ka siguruar perimetrin dhe njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.