Kronikë

Vdiq personi që u aksidentua në Vushtrri para gati tre javësh

Spital - QKUK

Spital - QKUK (Foto-Ilustrim)

Foto: Driton Paçarada

Ka vdekur të martën personi që ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku të ndodhur më 12 korrik në Vushtrri, rreth orës 17:20, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.

Viktima, një mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për pothuajse tre javë, por nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Sipas Policisë, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është liruar për familjarët.

Rasti është cilësuar si “aksident trafiku me fatalitet” dhe hetimet lidhur me ngjarjen po vazhdojnë.