Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së martës në autostradën "Ibrahim Rugova", përkatësisht në segmentin Duhël-Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për KOHËN se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti.
“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi.