Tre persona janë lënduar në një vetaksident në autostrandën Vermicë – Prizren, në kilometrin e 10-të, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë tre persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 15:00, është raportuar për një vetaksident trafiku në autostradën Vermicë-Prizren, në kilometrin e 10-të. Drejtuesi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, 3 persona kanë marrë lëndime. Policia po i kryen hetimet lidhur me shkaqet tjera të mundshme që çuan te aksidenti. Apelojmë për kujdes te të gjithë shoferët, të respektohen rregullat në trafik”, ka thënë Hoxha.