I dyshuari për tentim vrasjen në rrugën “Ahmet Gjikolli” në Pejë më 22 dhjetor, është vetëdorëzuar në Polici të premten, 2 janar.
Policia pasditën e 22 dhjetorit në vendngjarje kishte gjetur një person të plagosur, ndërsa i dyshuari ishte arratisur.
Pasi viktima ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK.
“I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur. Nё vendin e ngjarjes nga hetuesit janё gjetur dhe sekuestruar tri gёzhoja. Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia njoftoi se pasditen e të premtes i dyshuari është vetëdorëzuar.
“Sot me datёn 02.01.2026 rreth orёs 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorёzuar edhe armёn se bashku me tre fishek, me tё cilёn dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencёn e avokatit mbrojtёs ёshtё intervistuar nga Hetuesit dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, njoftoi Policia.