Kronikë

Vetëplagoset një burrë në Drenas

policia, pika 2, arrestime

Një burrë është vetëplagosur në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën derisa i dyshuari ishte duke vozitur veturën e tij.

Ai dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në këmbën e majtë.

Rasti është cilësuar “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“ I dyshuari derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në këmbën e majtë afër gjurit. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pistoletë, pesë fishkë dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.