Një veturë është përfshirë nga zjarri të mërkurën në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, ka thënë për KOHËN se nuk ka persona të lënduar nga ky rast, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve.
“Sot me 01.04.2026 ,rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia e Kosovës njësiti nga stacioni policor i Novobërdës kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se nuk ka persona të lënduar gjersa dëmet materiale janë të konsiderueshme në automjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka thënë ai.
Policia është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.