Një person është arrestuar për armëmbajtje nga Policia e Kosovës në fshatin Drejë të Istogut pas një hetimi që çoi në sigurimin e provave për posedim të armës së zjarrit.
Sipas njoftimit, më 15 prill 2026 është siguruar një video-incizim ku shfaqet i dyshuari duke poseduar armë zjarri. Me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47 dhe 46 fishekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti është iniciuar si vepër penale “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.