Një vjedhje e rëndë është raportuar të martën në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit.
Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur, me përdorim force, kanë hapur derën e objektit të ndërmarrjes “Ibër Lepenci” dhe kanë dëmtuar trafon që furnizon me energji pompat e ujit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit, përveç dëmtimit të trafos, kanë vjedhur kabllo elektrike dhe vaj, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth 15 mijë euro.
Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitë kompetente të Policisë.