Kronikë

Vrasje në tentativë në Caravik të Klinës

Policia e Kosovës

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të hënën në Caravik të Klinës.

Sipas raportit të Policisë, dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me rastin.

Është bërë e ditur se të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave derisa ishin në lëvizje me kamion.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion njoftohet se janë të dukshme shenjat nga plumbi.