Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një person në Prishtinë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në Prishtinë në mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se rreth orës 20:30 është raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Sali Nivica”. Në vendin e ngjarjes është gjetur pa shenja jete një person.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën "Sali Nivica" në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Pllana.