Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri

p sh

Një polic i Shqipërisë është vrarë në Lozhan, një fshat i thellë i zonës së Maliqit në Korçë, gjatë një operacioni policor. 

Gjatë aksionit, raportohet se i kërkuari ka bërë rezistencë dhe ka pasur shkëmbim zjarri ndërmjet tij dhe policisë. Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie i forcave Shqiponja, teksa mbeti i plagosur një tjetër polic. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, edhe i dyshuari ka mbetur i plagosur, i cili më pas është ndaluar nga policia.

"Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Korçë)", ka njoftuar Policia. 

Sipas Policisë, i kërkuari ishte i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.