Kronikë

Zhduket një e mitur në Gjakovë

persona të zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është raportuar e zhdukur në Gjakovë.

Rasti është raportuar në polici të dielën nga nëna e saj. 

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Rasti thuhet se është duke u hetuar.