Kronikë

Zhduket një grua në Drenas

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Drenas. 

Sipas Policisë ajo është larguar nga shtëpia të mërkurën në orët e hershme. 

“Është raportuar se nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.