Një foshnjë e porsalindur është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin të mërkurën dhe lanë qindra të vdekur e mijëra të lënduar.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ekipet e shpëtimit në qytetin La Guaira duke nxjerrë foshnjën nga rrënojat dhe duke ia dorëzuar një burri, i cili besohet të jetë babai i saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas agjencisë AFP, edhe nëna e foshnjës u nxor e gjallë nga rrënojat pak kohë më vonë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat e prekura, pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Venezuelën.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 920 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 3.360 të tjerë janë lënduar.
VIDEO:
An 18-day-old baby was rescued in La Guaira, Venezuela after she was trapped underneath rubble from the earthquakes. Rescue teams then saved her mother around 90 minutes later.
— Channel 4 News (@Channel4News) June 27, 2026
Northern Venezuela has been devastated by the 7.2 and 7.5 magnitude earthquakes that struck the region… pic.twitter.com/znrotFoSY1