Për arkeologun Jens Henker nga Autoriteti i Trashëgimisë së Berlinit, i cili ishte përgjegjës për analizimin e zbulimit, kjo ishte një situatë e paprecedentë në karrierën e tij: “Ky djalë i ri e kuptoi se kishte gjetur diçka interesante dhe donte të mësonte më shumë për të”, i ka thënë Henker DW-së. Gjatë një vizite shkollore në laboratorin arkeologjik në dimër, gjuetari i ri i thesareve dhe mësuesi i tij i kërkuan stafit t’i hidhnin një sy monedhës. “Kolegu im e pa dhe tha: ‘Oh, kjo është mjaft interesante’”, kujton Henker. Që prej atij momenti, monedha kaloi nga një ekspert te tjetri në përpjekje për ta përcaktuar origjinën e saj.
Derisa po ecte nëpër lagjen perëndimore të Berlinit, “Spandau”, një 13-vjeçar bëri një zbulim që është vlerësuar si shumë i rëndësishëm në historinë arkeologjike të Gjermanisë.
Ai gjeti një monedhë të vogël prej bronzi, të cilën ekspertët e kanë datuar që prej 2 mijë 300 vjetësh.
Për arkeologun Jens Henker nga Autoriteti i Trashëgimisë së Berlinit, i cili ishte përgjegjës për analizimin e zbulimit, kjo ishte një situatë e paprecedentë në karrierën e tij: “Ky djalë i ri e kuptoi se kishte gjetur diçka interesante dhe donte të mësonte më shumë për të”, i ka thënë Henker DW-së.
Gjatë një vizite shkollore në laboratorin arkeologjik në dimër, gjuetari i ri i thesareve dhe mësuesi i tij i kërkuan stafit t’i hidhnin një sy monedhës. “Kolegu im e pa dhe tha: ‘Oh, kjo është mjaft interesante’”, kujton Henker.
Që prej atij momenti, monedha kaloi nga një ekspert te tjetri në përpjekje për të përcaktuar origjinën e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fund, ishte një ekspert në “Münzkabinett Berlin” (Koleksioni Numizmatik), i cili mban një nga koleksionet më të rëndësishme të monedhave në botë, që deklaroi se monedha padyshim kishte origjinë nga qyteti i lashtë grek i Trojës.
“Për Berlinin, kjo është gjetja e parë nga antikiteti grek; megjithëse ka disa gjetje të tjera në Gjermani nga kjo periudhë, ato janë shumë të rralla”.
Rrjetet tregtare midis Evropës Veriore dhe romakëve të lashtë janë të dokumentuara mirë, por dihet shumë pak për lidhjet midis grekëve të lashtë dhe fiseve gjermanike në Epokën e Hekurit.
“Grekët nuk shkruanin për ne në Gjermani; ata na konsideronin barbarë. Dhe njerëzit këtu (në Gjermaninë e sotme) nuk shkruanin fare, kështu që ne vërtet varemi nga këto zbulime për të mësuar më shumë rreth lidhjeve të mundshme”, thotë Henker.
Monedha daton në periudhën helenistike, midis viteve 281 dhe 261 para erës sonë. Referencat e saj ndaj Greqisë së lashtë janë të qarta: në njërën anë paraqet perëndeshën luftëtare Athena duke mbajtur një helmetë korintike, ndërsa në anën tjetër Athena mban një mbulesë koke dhe ka një shtizë dhe një bosht tjerrjeje.
Monedha e vogël prej bronzi peshon vetëm 7 gram dhe ka një diametër prej 12 milimetrash, dhe aktualisht është e ekspozuar në muzeun “PETRI” të Berlinit, në hapësirën e ekspozitës “gjetjet aktuale”.
“Pasi kuptuam nga vinte, detyra ime ishte të zbuloja saktësisht se ku ishte gjetur kjo monedhë. Fatmirësisht, djali ishte shumë i saktë dhe më tregoi pikërisht vendin në një hartë. Pastaj kontrolluam në regjistrin tonë të gjetjeve dhe zbuluam se ky vend bujqësor ishte në fakt një vend i njohur”, shpjegoi Henker.
Muzeu i Berlinit për Parahistori dhe Histori të Hershme ka kryer në mënyrë sistematike sondazhe në toka të zbrazëta në Berlin që nga vitet 1950 për të përcaktuar vendet e mundshme të gërmimeve.
Në këtë vend të veçantë, shpjegon Henker, shtresat e sipërme të tokës u ekzaminuan në vitet ‘50 dhe ‘70, si dhe më vonë. “Çdo herë, ata zbuluan disa gjetje të veçanta që i bënë të thoshin: ‘Në rregull, ndoshta ka më shumë në tokë këtu.’”
Gjatë viteve, në këtë vend janë zbuluar fragmente qeramike, thika nga periudha sllave dhe një buton bronzi, si dhe eshtra njerëzore të djegura, duke i çuar studiuesit në përfundimin se kjo zonë është përdorur si vend varrimi që nga Epoka e hershme e Hekurit — dhe ka qenë në përdorim gjatë shekujve.
Henker thekson se objektet metalike zakonisht nuk gjenden në vendbanimet e lashta, pasi ato zakonisht shkriheshin dhe ripërdoreshin me kalimin e kohës: “Megjithatë, metali ndonjëherë vendosej në varre si një lloj dhurate mortore. Kjo duket si një suvenir, i përdorur për të kujtuar diçka — ndoshta edhe një përvojë në jetën e dikujt”.
Një nga grekët e lashtë të paktë që dihet se ka udhëtuar drejt veriut ishte Pitea, një eksplorues grek që rreth vitit 330 para erës sonë udhëtoi nga Marseja e sotme, Francë, drejt Evropës veriore, duke dokumentuar Ishujt britanikë, duke udhëtuar deri në Oqeanin Arktik dhe ndoshta edhe deri në Detin Baltik. “Ai përshkruan dritat veriore dhe detin e hapur me akull. Në kohën e tij, ai u hodh poshtë nga grekët që nuk i besuan dhe menduan se po i shpikte për vëmendje”, thekson Henker.
Më vonë, megjithatë, studiuesit konfirmuan se ai kishte udhëtuar vërtet kaq larg. Supozimi i përgjithshëm ishte se ai ishte në kërkim të qelibarit, një rrëshirë e fosilizuar e pemëve që përdorej në mjekësi për vetitë e saj të supozuara shëruese. E ashtuquajtura “rruga e qelibarit” është një nga rrugët e vetme të njohura tregtare midis Mesdheut dhe Evropës veriore.
“Por unë mendoj se kjo nuk është e gjithë historia; mund të ketë diçka më të thellë, sepse nëse mendoni për këto trupa të mëdha që grekët dhe maqedonasit kishin në atë kohë, ata rekrutonin njerëz nga vende të tjera [për të shërbyer në to]. Mund të ketë pasur njerëz që shkuan atje nga veriu dhe u kthyen, dhe që lidhjet ekzistojnë në këtë mënyrë”, sugjeron Henker.
A mund të ketë qenë monedha një suvenir i dikujt nga Greqia që më pas u varros me të?
Siç vëren arkeologu, historia e vërtetë se si monedha përfundoi në kryeqytetin gjerman mbetet në fund një mister.
“Të gjitha këto shpjegime të mundshme se si monedha greke erdhi këtu janë vetëm hamendësime. Nëse kjo monedhë do të mund të tregonte historinë e saj, ajo ndoshta do të ishte një histori e çmendur me shumë ngjarje brenda saj”.