Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryesia cakton tri seanca për këtë javë

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë. Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë që është mbajtur të hënën.

Haxhiu tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto”, tha Haxhiu./ Ekonomia Online