Arsi Bako është fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK.
Bako mori “Diamantin e Kaltër” me këngën “Rreze zjarr”, në frymën e rockut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kam pritur. Ndihem shumë e lumtur. Shumë faleminderit”, ka thënë ajo pasi mori çmimin.
Në vendin e dytë doli Florent Abrashi me “Unë dhe Ti”, ndërsa të tretin e zuri Arjeta Palushaj me “Andrra”.
E Bako në këtë edicion mori edhe Çmimin e Kryeqytetit.
Në mbrëmjen finale u ndanë edhe disa çmime të tjera. Çmimi i Orkestrës që iu nda Art Lokajt me këngën “Ty”. “Pena e argjendtë” për tekstin më të mirë iu nda Teutë Halilin me “Amin”.
Në mbrëmjen finale performuan të 10 konkurrentët e zgjedhur nga juria prej netëve gjysmëfinale. Në mbrëmjen finale performuan edhe Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna si mysafirë.