Çmimin për letërsi “Rexhai Surroi” 2025 e ka fituar autori Granit Zela me romanin “Përmbytja”.
Gjatë pranimit të këtij çmimi, Zela ka thënë se është kënaqësi ta pranojë atë dhe se çmimin ua dedikon fëmijëve të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E pranoj me shumë përulësi dhe me zemër në dorë këtë çmim. Dua të falënderoj secilin prej anëtarëve të jurisë, të cilët e kanë zgjedhur këtë tekst duke e konsideruar si të denjë për emrin që mban, emrin e Rexhai Surroit. Unë ia kam kushtuar këtë roman, këtë libër, dy fëmijëve të mi të vegjël. Unë e kam shkruar këtë libër me shpresën e madhe se është shkruar me një gjuhë që do të lexohet në të ardhmen. Është detyrë e shkrimtarëve që ta ruajnë gjuhën shqipe sepse letërsia, fjala e shkruar, e çon në vend amanetin që këtë gjuhë të perëndisë trashëgim t’ia lëmë fëmijës”.
Çmimin Zelës ia ka ndarë anëtarja e jurisë Blerta Ismajli.