Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Muzeu i Luvrit

Foto: Associated Press

Galeria "Apollo" në Muzen e Louvre-it është rihapur të mërkurën për publikun, për herë të parë që nga vjedhja e bizhuterive mbretërore vitin e kaluar.

Koleksionet dhe bizhuteritë e çmuara që dikur ekspozoheshin aty janë hequr, pasi muzeu ka njoftuar se galeria po i rikthehet funksionit të saj origjinal ceremonial të shekullit të 17-të.

Masat e sigurisë në muzeun e Parisit janë forcuar përmes instalimit të kamerave të reja të vëzhgimit dhe sistemeve kundër hyrjeve të paautorizuara.

Ditën e vjedhjes, hajdutëve iu deshën më pak se tetë minuta për të hyrë me forcë përmes një dritareje në Galerinë Apollo dhe për të vjedhur stolitë mbretërore të Louvre-it me vlerë 88 milionë euro, një operacion i kryer gjatë fundjavës që ka tronditur vizitorët dhe ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara të sigurisë.

Përmirësimi i sigurisë është një prioritet i planit dhjetëvjeçar "Rilindja e Re e Louvre-it (Louvre New Renaissance), i nisur vitin e kaluar, me një kosto të vlerësuar deri në 800 milionë euro, që synon modernizimin e infrastrukturës, lehtësimin e mbipopullimit dhe krijimin e një galerie të dedikuar për "Mona Lizën" deri në vitin 2031.