Muzeu Arbëresh që pritet të ngrihet në Vuno synon të shërbejë si një hapësirë muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve dhe emigrimit të tyre drejt Italisë.
Në fshatin në jug të Shqipërisë, në bashkinë e Himarës, midis Himarës dhe Dhërmiut është prezantuar projekti ideor për ketë institucion muzeor të nismuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë i realizuar në bashkëpunim me bashkinë e Himarës dhe studion projektuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.
“Ky projekt synon krijimin e një hapësire muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve, emigrimit drejt Italisë dhe trashëgimisë së vyer që ky komunitet ka ruajtur ndër shekuj”, citohet të ketë thënë ministri Gonxhja.
Takimi ka mbledhur përfaqësues institucionesh, ekspertë të trashëgimisë kulturore, aktorë të turizmit, përfaqësues të komunitetit lokal dhe qytetarë të interesuar, duke hapur një diskutim mbi rolin që muzeu pritet të ketë në ruajtjen e kujtesës historike, edukimin dhe zhvillimin kulturor e turistik të zonës.
Ministri ka vënë në dukje se “ky projekt synon të kthehet në një pikë referimi për identitetin, historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe në një hapësirë që lidh të shkuarën me brezat e ardhshëm”, teksa ka nënvizuar rëndësinë e tij si urë mes trashëgimisë dhe zhvillimit bashkëkohor kulturor.