Kulturë

Përurohet libri i Skënder Latifit “Rrëfimi për kufijtë e Luginës së Preshevës 1843-2018”

Flaka Surroi - Skender latifi

Drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi, ka thënë se ky libër është dëshmi e rrallë e durimit kërkimor dhe e përgjegjësisë intelektuale ndaj një treve që për shumë dekada është trajtuar më tepër si periferi politike sesa realitet historik me identitet të vetin

Foto: Driton Paçarada

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Rexhai Surroi” është përuruar libri i autorit Skënder Latifi “Rrëfimi për kufijtë e Luginës së Preshevës 1843-2018”. 

Me këtë libër, përmbyllet plani i botimeve të Shtëpisë Botuese KOHA për vitin 2025. 

Libri është voluminoz me rreth 600 faqe dhe përmban 1500 fusnota. 

Pronarja e Grupit KOHA, Flaka Surroi, ka thënë se ky libër është dëshmi e rrallë e durimit kërkimor dhe e përgjegjësisë intelektuale ndaj një treve që për shumë dekada është trajtuar më tepër si periferi politike sesa realitet historik me identitet të vetin. 

“Nuk e teproj kur them se Skënder Latifi ka shkruar një vepër monumentale”, tha Surroi. 

Ajo ka thënë se në mbi dy dekada që merret me redaktim e përkthimtë librave, asnjëherë nuk ka pasur në duar një studim të përmasave të tilla. 

Surroi ka thënë se struktura e studimit është e qartë dhe kronologjikisht e ndërtuar rreth 5 periudhave kyçe: sundimit osman, pushtimeve të viteve 1912-1945, pushtetit jugosllav, shpërbërjes së Jugosllavisë dhe zhvillimeve pas viteve 1999. 

“Është kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare. Ky libër të shndërrohet në referencë për studiuesit, gazetarët, politikanët e vetë banorët e Luginës, si pasqyrë për të dokumentuar një histori të mohuar gjatë”, tha Surroi. 

E Latifi ka thënë se një prej dilemave kishte rreth emërtimit, pasi emërtimi Luginë e Preshevës, është më teprë i transferuar në bazë të rrethanave që ndryshuan në vjeshtën e vitit 1912. 

Autori i librit, “Rrëfimi për kufijtë e Luginës së Preshevës 1843-2018”, Skënder Latifi (Foto: Driton Paçarada)


 

Lexo përditësimet tjera
Veton Surroi

Mehmeti dhe Sinanaj fitues të çmimit “Rexhai Surroi” për gazetari, Zela për letërsi

Gazetarët Vlerë Mehmeti nga Grupi KOHA dhe Agon Sinanaj nga Buletini Ekonomik janë shpallur fitues të...