Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë

Arrestim

Edhe një person është arrestuar si i dyshuar për falsifikim dokumentesh lidhur me një pronë në Prishtinë. Sipas Policisë, përmes dokumenteve të falsifikuara, pronësia është tjetërsuar dhe është mashtruar blerësi, i cili ka paguar mbi 1.5 milion euro.

Një person është arrestuar të dielën, si i dyshuar për mashtrim e falsifikim dokumentesh, lidhur me një pronë në Prishtinë.

I dyshuari, shtetas i Serbisë, u ndalua në Vërmicë, ka njoftuar policia. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës se Serbisë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë të dyshuar të arrestuar më datë 19.02.2026, kanë kryer veprime të kundërligjshme (falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe dokumenteve të tjera). Përmes këtyre dokumentet të falsifikuara kanë arritur që të tjetërsojnë /shesin sipërfaqe toke duke e mashtruar blerësin dhe duke marrë në këmbim 1,578,180.00 euro”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Për këtë rast, në shkurt të këtij viti ishin arrestuar edhe katër persona të tjerë. 

Përmes falsifikimit të dokumenteve, të dyshuarit e kanë paraqitur një person të rrejshëm si pronar të ligjshëm të një prone.

Përmes noterit e kanë tjetërsuar një parcelë në pronësi të ankuesit M.T., me sipërfaqe 36.28 ar, ndërsa njëkohësisht e kanë mashtruar blerësin H.M., duke i prezantuar dokumentacion si të rregullt.