Prezenca e Njësisë Speciale mbrëmjen e së enjtes në Skenderaj, ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i saj, Hysni Gucati, ka thënë se ka pasur “qytetrrethim”, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla. Edhe nënkryetari i Komunës, Fadil Nura, e ka cilësuar praninë e njësisë speciale si të panevojshme dhe të tepruar për një incident të izoluar.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se mbrëmjen e së enjtes në Skenderaj ka pasur një qytetrrethim.
Ai ka mbajtur konferencë për media ku i ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Njësia Speciale ka qenë e vendosur në 17 pika në Skenderaj.
“Jo që kemi ardhur sot prej qejfit në vizitë, po kemi ardhur që e kemi pasur mbrëmë një qytetrrethim në Drenicë, sidomos në komunën e Skenderajt, që vetëm 1999 e kemi pasur këtë qytetrrethim. 17 pika në komunën e Skenderajt kanë qenë njësia speciale, kanë qenë me armë të gjata, ka qenë një qytetrrethim i panevojshëm nga Qeveria e Albin Kurtit dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla që kjo ka qenë e panevojshme”, ka deklaruar Gucati.
Ai ka thënë se Sami Lushtaku nuk i ikën drejtësisë, por ka ngritur paralele në mes të mosparaqitjes së Lushtakut për intervistim dhe mosparaqitjes së Kurtit për intervistim për rastin e rezervave shtetërore.
“Sami Lushtaku ka qenë i dënuar 12 vjet në burgjet e UNMIK-ut, nuk është një njëri që ik nga drejtësia, është një njeri që ia ka kushtuar krejt jetën e vet çështjes kombëtare, i është përgjigjur drejtësisë tonë. Pse nuk i dorëzohet Prokurorisë dhe thirrjes së saj është pikërisht shkaktar Albin Kurti. Albin Kurti një njeri që ka ardhë në pushtet me dhunë, me gjak, me djegie parlamenti dhe sot nuk i përgjigjet prokurorisë, se Albin Kurti deri sot PSRK-së hala nuk iu ka përgjigj. Kur zoti i shtëpisë nuk i përgjigjet një thirrje të një institucioni, atëherë pse ne t’i përgjigjemi kësaj drejtësie kur Albin Kurti i ik drejtësisë”, ka theksuar Gucati.
Edhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, praninë e Njësisë Speciale në qytet e ka vlerësuar të panevojshme.
“Një manifestim i tillë i Forcës… Forca prezenton fuqi dhe dhunë, ishte krejtësisht i panevojshëm, absulutisht i pa nevojshëm dhe i keni pa edhe reagimet e qytetarëve kjo ka paraqit një irritim tej mase te qytetarët sepse ishin krejt të panevojshme. Çdo qytetrrethim i atij niveli ashtu ishte krejtësisht banal, nëse mund ta përdor këtë shprehje sepse një incident i izolua nuk kishte nevojë për atë manifestim”, ka thënë Nura.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjatë orëve të para të ditës i ka ftuar veteranët dhe qytetarët të mblidhen pranë stacionit të Policisë në Skenderaj, gjatë intervistimit të kryetarit të komunës, Sami Lushtaku.