Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka folur për çështjen e presidentit. Kurti ka thënë se Murat Jashari, do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur për president të vendit. Sipas tij nëse nuk arrihet të gjendet një figurë unifikuese atëherë opsion mbetet që çdo subjekt të propozojë një kandidat të tij dhe t’i nënshtrohen garës në Kuvend
Secila parti ta propozojë nga një kandidat për president - ky është njëri nga opsionet që kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar para Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti, që është edhe kryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se ky opsion po propozohet pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Bedri Hamza, që kërkoi që presidenti i ri të propozohet nga kjo parti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë, një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozoj kandidatin e vet partiak dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda kuvendit”, ka deklaruar Kurti.
Në mbledhjen e 62-t të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Kurti tha se zgjidhja ideale për president do të ishte Murat Jashari, që sipas tij, do të gëzonte mbështetjen e të gjitha partive të mëdha.
“Një figurë e tillë e padiskutueshme për të gjithë, padyshim se do të ishte një kandidat nga familja emblematike Jashari. Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se figurë, e profesor, e personalitet si Murat Jashari do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nderë për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin”, ka thënë ai.
Po për çështjen e presidentit, Kurti paralajmëroi për të hënën takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëheq me qeverinë dhe Kuvendin, i ka 57 deputetë. E për zgjedhjen e presidentit, sipas kushtetutës, duhen 81 vota në dy raundet e para.
E në të tretin, mjaftojnë 61 vota, por nevojitet kuorumi prej 81 deputetësh.
Pra, në një skenar ku LVV-ja, PDK-ja dhe LDK-ja dalin me nga një kandidat për president, sigurimi i kuorumit nuk do të ishte problem, e Vetëvendosjes do t’i duheshin vetëm 4 vota të tjera për ta zgjedhur presidentin që e propozon vet.
Kushtetuta e kërkon që për zgjedhjen e presidentit të ketë së paku dy kandidatë.
Vjosa Osmani, e cila mbajti postin e presidentit pesë vjetët e fundit, ka shprehur ambiciet për rizgjedhje. Mirëpo deri tash, të paktën publikisht, nuk ka marrë mbështetjen e asnjërës parti. Për të hyrë në garën i duhen 30 nënshkrime të deputetëve.
Mandati Osmanit i përfundon më 4 prill. Zgjedhja e presidentit të ri, sipas Kushtetutës, duhet bërë 30 ditë para kësaj date. Nëse kjo nuk ndodhë në javën e ardhshme vendi shkon në zgjedhje, dy muaj nga ato të fundit.