20 deri në 60 euro më shumë do të marrin këtë muaj një numër i madh i pensionistëve. Të hënën, kryeministri Albin Kurti e ministri Hekuran Murati, shpalosën vendimin për rritjen e pensioneve për 20 për qind, derisa nga janari i vitit të ardhshëm pensioni, sipas tyre, do të rritet edhe për kategoritë e dala nga lufta
Katër muaj para zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës ka rritur pensionet për 20 për qind për një grup kategorish.
Në një konferencë për media, të hënën, kryeministri Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaruan se cilat kategori do të përfitojnë nga kjo rritje, e cila në shumë përkthehet nga 20 deri në rreth 60 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke filluar nga ky muaj, pra muaji tetor do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si vijon: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për persona të verbër, pensioni për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës edhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”, tha Murati.
Rritje të pensionit, nga janari i vitit të ardhshëm, Kurti premtoi se do të ketë edhe për kategoritë e luftës.
“Te këto kategori për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një dëshmor apo të zhdukur do të ndryshohet edhe formula e pensionit, duke e rritur për 50 për qind pensionin bazë për çdo dëshmorë apo të zhdukur tjetër që ka familja e jo të rritet me nga 20 për qind apo 10 për qind siç ka qenë deri më tani”, tha Kurti.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, rritja e pensioneve do të prekë 304 mijë e 16 persona, në vlerë prej 100 milionë eurosh në vit.
“Falë politikave te mirë menduara përgjatë viteve të fundit dhe rritjes së të hyrave që na ka mundësu me zgjeru hapësirën fiskale e kemi pasur të mundur që të ndërmarrim edhe këtë veprim dhe çdo herë duke pasur parasysh që jemi me program të FMN-së dhe jo çdoherë negociatat me ta janë të lehta”, tha Murati.
Përveç për pensionet, kryeministri Kurti, për vitin tjetër, premtoi kompletimin e reformës pensionale, për të cilën tha se kontributdhënësit do të kenë trajtim përkatës.