Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Lipjan

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Lipjan

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Skender Krasniqit duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet burgim për vrasjen e F.Z. pas mosmarrëveshjes së fëmijëve. Avokati i të akuzuarit Krasniqi, njoftoi se do ta apelojnë vendimin e shkallës së parë.

Me 24 vjet burgim dënim unik është dënuar të mërkurën Skënder Krasniqi, i akuzuar për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit, në gusht të vitit 2024.

Sipas aktakuzës, ai ngarkohet për vrasjen e F. Z., pas një mosmarrëveshje të fëmijëve në Tiktok.
Aktgjykimi u shpall nga gjyqtari Gent Beka.

“I akuzuari Skënder Krasniqi është fajtor për rikualifikimin e veprës penale nga ‘Vrasja e rëndë’ në ‘Vrasje’, duke e dënuar me 22 vjet burgim. Kurse për armëmbajtje pa leje i akuzuari u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim. Ndaj Krasniqit, shpallet dënim unik me 24 vjet burgim”, ka thënë gjyqtari Beka.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, nuk ishte i pranishëm vetë i akuzuari Krasniqi.

E pas shpalljes së vendimit, avokati i tij, Ilir Ramaj, njoftoi se do të ankohen në Apel, kundër vendimit të Themelores.

Edhe Dënohet me 24 vjet burgim vrasësi në Zllakuqan, pas mosmarrëveshjes së fëmijëve Kronikë 10 o. më parë Dënohet me 24 vjet burgim vrasësi në Zllakuqan, pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

“Ka qenë e pritshme vendimi i Gjykatës për dënimin që e shqiptoi sot. Por ne do të ankohemi për vendimin e Themelores në Gjykatën e Apelit”, ka thënë avokati Ramaj.

Fillimisht dyshohet se në ditën kritike, djali i Krasniqit kishte mosmarrëveshje me një të mitur tjetër, pas komunikimeve në TikTok.

Djali i Krasniqit dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime trupore të miturit A. Z.

Ndërkaq F. Z., sapo kishte kuptuar rastin, kishte shkuar te shtëpia e Krasniqit në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, bashkë me personin tjetër I. Z. për të kuptuar se çka ka ndodhur.

Sipas aktakuzës, palët kishin përfunduar bisedën dhe ishin nisur për në rrugën e fshatit dhe e kishin parë të miturin T. K., me të cilin kishin nisur fjalosjen. 

I mituri, sipas aktakuzës, mbante në dorë një thikë, dhe pas ndërhyrjes së dëshmitarëve, palët ishin ndarë. 

Edhe Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan LAJMET E MBRËMJES 2 j. më parë Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Në atë moment, sipas aktakuzës, Skënder Krasniqi kishte marrë thikën dhe e ka therur dy herë viktimën F. Z., duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Në seancën fillestare më 15 korrik 2025, i akuzuari ishte  deklaruar i pafajshëm.