Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Vdes foshnja, nëna e së cilës dyshohet se e lindi në tualet dhe e hodhi në kosh mbeturinash

Spitalin e Ferizaj

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur të martën pasdite në Spitalin e Ferizajt, pasi u lind të martën nga nëna e saj në tualetin e Emergjencës.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të Policisë, foshnja është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka vdekur pak kohë më pas.

Sipas Policisë, e dyshuara është duke marrë trajtim mjekësor në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në Spitalin e Ferizajt nuk kanë pranuar gjatë ditës së enjte të prononcohen lidhur me rastin.

E burime brenda spitalit, kanë thënë se pacientja ka deklaruar se nuk e ka ditur që është shtatzënë dhe se ka pasur cikël menstrual, por nuk ka dhënë detaje për gjendjen e saj.

Sipas këtyre burimeve, neonatologia e spitalit ka konstatuar se foshnja ka qenë në termin të lindjes dhe me peshë trupore rreth 3 kilogramë.

E, në një komunikatë për media të lëshuar nga spitali, thuhet se, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka vdekur.

“Pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën. Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt.

Në komunikatën e spitalit thuhet se menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Në të theksohet se ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore. Megjithatë, foshnja nuk ka mbijetuar.

Pas këtij rasti, janë aktivizuar edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertët mjeko-ligjorë.

E, Prokuroria ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit.