Një dritë misterioze është parë në qiellin e SHBA-së, duke nxitur spekulime online për UFO. Por, megjithatë, rezulton se drita e dyshimtë është nga lëshimi i një rakete.
Dëshmitarët kanë raportuar se kanë parë një “top drite” e cila është shfaqur në qiell të martën, mbi New Jersey, Pennsylvania dhe Connecticut, me disa raporte që sugjerojnë gjithashtu se është shfaqur edhe mbi qiellin Ohios.
Fotografitë dhe videot e kësaj drite të dyshimtë kanë nxitur spekulime online, duke sugjeruar se janë UFO, shkruan UPI.
Disa të tjerë kanë llogaritur kohën e lëshimit të një rakete e cila ishte duke bartur një navigacion eksperimental në orbit për ushtrinë amerikane.
Raketa e dytë është lëshuar gjithashtu në kohën e njëjtë në Afrikë.