Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjermani fiton dëmshpërblim pasi s’mund të gjente shezlong gjatë pushimeve në Greqi

pishina

Një turist gjerman ka fituar mbi 900 euro dëmshpërblim pasi nuk arriti të siguronte shezlong pranë pishinës gjatë pushimeve familjare në Greqi, për shkak se mysafirët e tjerë i “rezervonin” me peshqirë, shkruan BBC.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kishte kaluar pushimet me bashkëshorten dhe dy fëmijët në ishullin grek Kos gjatë vitit 2024. Ai pretendoi se çdo ditë kalonte rreth 20 minuta duke kërkuar një shezlong të lirë, edhe pse zgjohej që në orën 06:00 të mëngjesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas ai paditi operatorin turistik, duke argumentuar se hoteli nuk po zbatonte rregullin kundër rezervimit të shezllongeve me peshqirë dhe se pushuesit po i “bllokonin” ato për orë të tëra.

Gjykata e Hannoverit vendosi në favor të familjes, duke e cilësuar pushimin si “me mangësi” dhe urdhëroi rimbursim më të madh për paketën turistike.

Familja kishte paguar fillimisht 7.186 euro për pushimet, ndërsa kompania turistike kishte ofruar vetëm 350 euro kompensim. Megjithatë, gjykata vendosi që ata të përfitonin gjithsej 986.70 euro dëmshpërblim.

Sipas gjyqtarëve, edhe pse operatori nuk menaxhonte drejtpërdrejt hotelin, kishte detyrim të siguronte një organizim të arsyeshëm të shezlongeve për mysafirët.

Fenomeni i njohur si “lufta e shezlonegeve” është bërë i zakonshëm në destinacionet turistike, ku pushuesit vendosin peshqirë që herët në mëngjes për të “rezervuar” vendin pranë pishinës.