Kuriozitet

Mijëra gjurmë dinozaurësh dalin në dritë në një mal italian

dino

Mijëra gjurmë këmbësh dinozaurësh që datojnë 210 milionë vjet më parë janë gjetur në një park kombëtar në veri të Italisë.

Gjurmët – disa prej të cilave janë deri në 40 centimetër – janë të rreshtuara paralelisht dhe shumë prej tyre tregojnë gjurmë të qarta të gishtërinjve të këmbëve.

Mendohet se këto gjurmë i përkisnin dinozaurëve të quajtur prosauropods – specie me qafë të gjatë, kokë të vogël dhe kthetra të mprehta, raportoi BBC. 

“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se do të shihja një zbulim kaq spektakolar në rajonin ku jetoj”, ka thënë paleontologu Cristiano Dal Sasso.

Në shtatorin e vitit të kaluar një fotograf kishte hasur në gjurmët në parkun Stelvio, Milano.

Sipas Sassos, kjo zonë ka qenë e mbushur me dinozaurë në periudhën mes 250-201 milionë vjet më parë.