Kuriozitet

Një grua thyen rekordin botëror për mbledhjen e suvenireve të Coca-Cola

cc

Një adhuruese e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut e rimorri titullin e rekordeve botërore  Guinness për koleksionimin e suvenireve të Coca-Colas.

Ajo kishte plotë 5.623 suvenire unike.

Debbie Indicott ishte e para që kishte fituar rekordin botëror në vitin 2020 duke mbledhur 2.028 suvenire, ndërkaq në vitin 2023 kishte  mbledhur 5.0700 suvenire.

Ajo kishte humbur titullin në vitin 2023 nga një koleksionues tjetër, Jeffrey S.Fouke Jr,  i cili kishte mbledhur 5.237 të tilla.

Ajo e riktheu titullin këtë vit.

Indicott ka thënë se dashuria për Coca-Colën filloi me ngjyrën e kuqe të saj.

“Mendoj që është ngjyra e kuqe ajo që më shtynë. Kur koleksionoj gjëra, ngjyra e kuqe është ajo që ma tërheqë vëmendjen”, ka thënë ajo.