Koloni të pinguinëve në Antarktik po ngordhin për shkak të shkrirjes së niveleve të akullnajave, thuhet në një studim të botuar nga Phys.
Pinguinët po përjetojnë periudhë të vështirë që nga 2018-a kur akujt shënuan shkrirje të madhe, e habitati i tyre më nuk po konsiderohet shumë i përshtatshëm. për jetesë.
Pos ngordhjes, janë shtuar edhe rastet kur ata po e kanë të vështirë mbarështimin për shkak të nivelit të ujit. Koloni të tëra janë shkatërruar.
“Nëse akulli shkrihet shumë shpejt, zogjtë rrezikojnë të ngordhin dhe të ngrijnë”, thuhet në raportin e studiuesve.
Një pinguin mund të jetojë deri në 20 vjet.