Kuriozitet

Spektakël në qiell, superhëna përkon me shiun e parë të meteorëve sonte

mm

Foto: Associated Press

Superhëna e parë e vitit dhe një shi meteorësh do të përkojnë në qiellin e janarit, por drita e njërës mund ta zbehë shikimin e tjetrës.

Shiu i meteorëve Quadrantid arrin kulmin nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën në mëngjes, sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve. Në qiell të errët gjatë kulmit, vëzhguesit zakonisht shohin rreth 25 meteorë në orë, por këtë herë ka të ngjarë të shihen më pak se 10 në orë për shkak të dritës së superhënës të së shtunës.

“Armiku më i madh i shijimit të një shiu meteorësh është hëna e plotë”, ka thënë Mike Shanahan, drejtor i planetariumit në “Liberty Science Center” në Neë Jersey.

Shirat e meteorëve ndodhin kur shkëmbinj hapësinorë me shpejtësi të madhe përplasen me atmosferën e Tokës, ndizen dhe lënë pas gjurmë të zjarrta — fundi i asaj që quhet “yll që bie”. 

Superhëna ndodh kur një hënë e plotë është më afër Tokës në orbitën e saj. Kjo e bën atë të duket deri në 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndritshme se hëna e zakonshme. 

Shkencëtarët rekomandojnë që të prisni deri sytë tuaj përshtaten me errësirën, dhe të mos shikoni telefonin. Më pas mund të shihni meteorët si pika të vogla dritash që lëvizin shpejt në qiell. 

Shiu i meteorëve i quajtur Lyrids dhe që konsiderohet të jetë po ashtu masiv, do të ndodh në prill.