Aspirina, një nga barnat më të vjetra dhe më të përdorura në botë, po rezulton se mund të ndihmojë edhe në uljen e rrezikut për disa lloje kanceri, dhe shkencëtarët po fillojnë të kuptojnë pse, ka raportuar BBC.
Ky ilaç, i përdorur prej mijëra vitesh për dhimbje dhe temperaturë, duket se jo vetëm parandalon formimin e disa tumoreve, por edhe pengon përhapjen e tyre në trup. Këto zbulime tashmë po ndikojnë edhe në politikat shëndetësore në disa vende.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti i një pacienti me sindromën Lynch e ilustron këtë.
Ky është një çrregullim gjenetik që rrit ndjeshëm rrezikun për kancer të zorrës së trashë. Një pacient që mori pjesë në një studim klinik ka marrë aspirinë çdo ditë për 10 vjet dhe deri tani nuk ka zhvilluar kancer.
“Ai ka qenë në trajtim me aspirinë për 10 vjet dhe deri tani nuk ka shenja kanceri”, ka thënë profesori i gjenetikës klinike në Newcastle University, John Burn.
Studime të shumta kanë treguar se aspirina mund të ulë rrezikun e kancerit kolorektal dhe të pengojë përhapjen e tij apo metastazën. Disa shtete madje kanë filluar ta rekomandojnë për persona me rrezik të lartë, por vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut.
Origjina e këtij ilaçi është shumë e lashtë.
Që në kohët e qytetërimeve të hershme, si në Mesopotami, përdorej lëvorja e pemës së shelgut për të lehtësuar dhimbjen. Kjo përmban një substancë të quajtur salicinë, që në trup shndërrohet në acid salicilik, shumë i ngjashëm me aspirinën moderne.
Në shekullin XIX, kjo substancë u përmirësua dhe u krijua forma që njohim sot, e tregtuar nga Bayer.
Më vonë, shkencëtarët zbuluan se aspirina ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, pasi hollon gjakun dhe ul rrezikun e mpiksjes.
Që nga vitet 1970, ka pasur dyshime se mund të ndihmojë edhe kundër kancerit.
Por një pikë kthese erdhi në vitin 2010, kur studiues si Peter Rothwell zbuluan se aspirina ul si shfaqjen ashtu edhe përhapjen e kancerit.
Një nga studimet më të rëndësishme, i publikuar në vitin 2020, tregoi se personat me sindromën Lynch që morën 600 miligramë (mg) aspirinë çdo ditë për të paktën dy vite, ulën rrezikun për kancer të zorrës së trashë me rreth 50 për qind.
“Ky është një grup i madh pacientësh”, ka thënë profesoresha e kirurgjisë në Karolinska Institute, Anna Martling, duke ju referuar faktit që shumë pacientë me kancer kolorektal mund të përfitojnë nga aspirina.
Studime më të reja sugjerojnë se edhe doza më të ulëta (75-100 mg) mund të jenë po aq efektive, por me më pak efekte anësore.
Megjithatë, aspirina nuk është pa rrezik.
Ajo mund të shkaktojë probleme me stomakun, gjakderdhje të brendshme, ulcera, madje edhe hemorragji në tru
Për këtë arsye, ekspertët theksojnë se nuk duhet marrë pa këshillën e mjekut.
Si funksionon kundër kancerit?
Një teori lidhet me një enzimë në trup të quajtur Cyclooxygenase-2, e cila ndihmon në prodhimin e substancave që nxisin rritjen e pakontrolluar të qelizave. Aspirina e bllokon këtë proces.
Një tjetër mekanizëm lidhet me sistemin imunitar.
Sipas studiuesit Rahul Roychoudhuri, aspirina mund të ndihmojë trupin të njohë dhe të luftojë më mirë qelizat kancerogjene, duke penguar një substancë që ndihmon mpiksjen e gjakut dhe fsheh tumorin nga sistemi imunitar.
“Ky ilaç funksionon si brenda qelizës ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë ai.
Ani pse rezultatet janë premtuese, ekspertët janë të kujdesshëm.
Disa besojnë se aspirina mund të përdoret më gjerësisht për parandalim, por të tjerë theksojnë se mund të shkaktojë dëme.
“Është një gjë t’ua japësh pacientëve me kancer dhe tjetër gjë t’ua japësh njerëzve të shëndetshëm, pasi mund të shkaktojë dëme”, ka thënë Ruth Langley, profesoreshë e onkologjisë dhe studimeve klinike.