Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ekspertët përpiqen ta shpjegojnë pse natyra e forcon përqendrimin

Ecja në natyrë

Ecja në natyrë

Ekspertët shtojnë përpjekjet për të treguar pse natyra e forcon përqendrimin

Shkencëtarët e kanë të vështirë të shpjegojnë pse një shëtitje e thjeshtë në natyrë duket se shëron shpejt trurin e lodhur nga stresi dhe teknologjia.

“Po shtohet gjithnjë e më shumë dëshmia se diçka tek ecja në natyrë po i bën përqendrimit tonë”, ka thënë Gloria Mark, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, për The New York Times.

Por ajo ka shtuar se kjo mbetet ende vetëm teori.

“Nuk e dimë nëse ky është shpjegimi i vërtetë i asaj që po ndodh”, ka thënë ajo.

Ky fenomen lidhet me atë që quhet “teoria e restaurimit të përqendrimit”, e zhvilluar në vitet ’80 nga psikologët Rachel dhe Stephen Kaplan. Sipas tyre, përqendrimi i njerëzve është burim i kufizuar që duhet “rimbushur”, dhe natyra e bën këtë më mirë se çdo ambient tjetër.

Edhe Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin Lifestyle 5 muaj më parë Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Një eksperiment i vitit 2008 me studentë të Universitetit të Miçiganit ka treguar se ata që shëtitën në një park të mbushur me drunj përmirësuan rezultatet e testeve të kujtesës dhe përqendrimit apo vëmendjes me pothuajse 20 për qind, në krahasim me ata që shëtitën nëpër rrugë të qytetit. Kur grupet ndërruan vendet, efekti u përsërit.

“Nuk ishte e nevojshme as të të pëlqente apo të shijoje shëtitjen për të pasur këto përfitime në aftësitë njohëse”, ka thënë Marc Berman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Çikagos, për NYT.

Sipas Kaplans, natyra është “fascinuese në mënyrë të butë”, duke tërhequr vëmendjen tonë pa e lodhur atë. Qyteti, përkundrazi, është i ngarkuar me zhurmë, vijëzime dhe struktura që imponohen.

Berman ka theksuar se ndoshta janë elemente konkrete të natyrës, si vijat e buta, format e harkuara dhe modelet e përsëritura, që i japin trurit pushim.

“Kjo mund t’i lejojë trurit tonë të pushojë, dhe ndoshta prandaj i shohim këto përfitime”, ka thënë ai.

Edhe Shkencëtarët zbulojnë pse njerëzit nuk mund të përqendrohen pas një nate pa gjumë Lifestyle 8 muaj më parë Shkencëtarët zbulojnë pse njerëzit nuk mund të përqendrohen pas një nate pa gjumë

Studime të tjera po e mbështesin këtë ide.

Një hulumtim me gjurmim të syrit tregoi se njerëzit kishin më pak lëvizje të syrit kur shikonin pamje nga natyra, krahasuar me ato urbane.

Një eksperiment tjetër, i udhëhequr nga Amy McDonnell në Universitetin e Utah, përdori skanime EEG të aktivitetit të trurit dhe tregoi se pas shëtitjes në natyrë, truri pushonte më shumë dhe rikthehej me aktivitet më të madh kur pjesëmarrësit kryenin detyra që kërkonin përqendrim.

Megjithatë, shkencëtarët pranojnë se ende nuk ka përgjigje të qartë.

Edhe Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin Lifestyle 9 muaj më parë Vetëm 20 minuta në natyrë mund ta përmirësojnë shëndetin

“Shkenca mund të duket pak e mjegullt”, ka thënë McDonnell, duke shtuar se ndoshta nuk ka diçka “magjike” te natyra, por thjesht ndryshimi i ambientit na ndihmon.