Një person në Pejë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht babain e tij, mesditën e së martës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Artikuj të ngjashëm
-
E sulmoi një grua në gjendje të dehur, arrestohet burri në Pejë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur
-
Djali sulmon nënën, vëllain dhe zyrtarët policorë në Pejë
-
Sulmoi policinë nën ndikim të alkoolit, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici