Disa gabime shumë njerëz i bëjnë në përditshmëri pa vetëdije, të cilat mund të shkaktojnë probleme me shpinën.
Siç raporton “Mirror”, shumë njerëz nuk bëjnë mjaftueshëm për të reduktuar presionin dhe stresin e punës së përditshme, dhe me kalimin e kohës rritja e tensionit mund të shkaktojë dhimbje shpine.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mjekes Juliette Hobson, një gabim tjetër që njerëzit bëjnë çdo ditë është se neglizhojnë marrjen e ujit.
Ajo shpjegon se hidratimi siguron lubrifikimin e kyçeve, gjë që redukton dhimbjet e shpinës.
Hobsoni gjithashtu vë në dukje se pacientët e saj me dhimbje shpine shpesh nuk hanë mjaftueshëm ushqime të pasura me proteina, të cilat janë të rëndësishme sepse nxisin rritjen dhe rimëkëmbjen në trup.
Kur bëhet fjalë për dietën e përditshme, konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave me sheqer mund të shkaktojë probleme me shpinën, sepse sheqeri i tepërt çon në inflamacion në trup.
Paralajmërimi i fundit i Hobsonit është se njerëzit bëjnë gabim duke mos lëvizur mjaftueshëm. Thotë se të gjithë duhet ta kalojnë kohën jashtë rregullisht dhe se mjafton edhe 10 minuta shëtitje një herë në ditë.