Grupi britanik i mediave “Time Out” ka shpallur “qytetet më të mira për vitin 2026”, dhe gjysma e 10 vendeve të para ndodhen në rajonin Azi-Paqësor.
Anketa vjetore këtë vit mori përgjigje nga 24,000 njerëz në 150 qytete në mbarë botën, dhe metropoli australian Melbourne u rendit në vendin e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e dytë sipas Time Out është Shanghai: Vizita në këtë qendër financiare me 25 milionë banorë është një përvojë emocionuese, por ajo vlerësohet gjithashtu për qasjen në rrjetin e madh të hekurudhave me shpejtësi të lartë të Kinës.
Në vendin e tretë është Edinburgh, kryeqyteti skocez. Pak qytete janë kaq të mbushura me histori, nga rrugët mesjetare të Qytetit të Vjetër deri te bulevardet e gjera të Qytetit të Ri të shekullit të 18-të.
Pjesa tjetër e 10-shes së parë përfshin:
Londrën në vendin e katërt, New York-un në vendin e pestë, Cape Town në vendin e gjashtë, Mexico City në vendin e shtatë, Bangkok në vendin e tetë, Seul në vendin e nëntë dhe Tokio në vendin e dhjetë.
Konflikti SHBA-Izrael me Iranin ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të udhëtimeve ajrore në rajonin e Gjirit që nga pandemia Covid-19, pasi operacionet e linjave ajrore komerciale janë goditur nga mbylljet e hapësirës ajrore.
Udhëtarët super të pasur po përdorin avionë privatë për t’u larguar nga lufta, ndërsa ata që mund ta përballojnë paguajnë çmime astronomike për të dalë nga rajoni.
Kriza e vazhdueshme ka ngritur pyetje për shumë njerëz që kanë plane ekzistuese udhëtimi ose po mendojnë për pushimet verore, udhëtimet e biznesit apo udhëtimet e domosdoshme.