Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria

Luftimi i negativitetit

Luftimi i negativitetit

Ani pse bota shpesh mund të duket e rëndë dhe lajmet ndikojnë në humor, pesimizmi i vazhdueshëm, qoftë nga një familjarët apo kolegët, mund të i lodhë njerëzit emocionalisht.

The Washington Post ka shkruar se ekspertët thonë se ka mënyra për t’i ndihmuar ata, por edhe për të mbrojtur veten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pse fjalia “shiko anën pozitive” nuk funksionon?

Shumë njerëz përpiqen të ndihmojnë duke i thënë tjetrit të mendojë pozitivisht. Por kjo shpesh ka efekt të kundërt.

“Shumë njerëz ndjekin këtë rrugë optimiste me qëllim të mirë. Ata duan ta largojnë dhimbjen. Por shpesh ndodh e kundërta”, ka thënë psikologia Zoe Wyatt-Potage.

Ajo ka shpjeguar se kjo mund të krijojë ndjenjë turpi për emocione krejt normale, si trishtimi, zemërimi, dhimbja apo frika.   

Edhe psikologia Dawn Johnson ka theksuar se mund të ndihet shumë zhgënjyese për dikë që tregon një problem dhe tjetri i thotë “shiko anën pozitive”.

“Është një nga ankesat më të shpeshta që dëgjoj në terapi”, ka thënë ajo.

Sipas ekspertëve shpesh gjëja më e mirë është thjesht të dëgjosh, pa gjykuar dhe pa nxituar të japësh zgjidhje.

Provo të reflektosh emocionet

Një teknikë e thjeshtë është të pasqyrosh emocionet e personit.

“Ndonjëherë një person negativ ka nevojë vetëm të ndihet i dëgjuar”, ka thënë psikologia Tina Gilbertson.

Mund të thuash: “Duket sikur je shumë i shqetësuar” ose “Tingëllon sikur je i lodhur nga kjo situatë”.

Sipas psikologes, kjo e ndihmon personin të ndihet i kuptuar dhe të kuptojë më mirë emocionet e veta.

Nëse nuk funksionon, ajo këshillon që të bëni pyetje të hapura si: “Pse mendon kështu?”

Edhe një reagim i thjeshtë si “hmm” mund të tregojë se po dëgjon.

Mos u përpiq të “rregullosh” gjithçka

Ekspertët tregojnë se njerëzit shpesh kanë dëshirë të japin zgjidhje, por problemi real mund të jetë mënyra si ndihet personi.

“Shpesh problemi i vërtetë janë emocionet, dhe ato nuk mund t’i rregullosh”, ka thënë Gilbertson.

Nëse nuk je i sigurt nëse personi kërkon zgjidhje apo thjesht dikë që ta dëgjojë, më mirë pyete.

Vendos kufij

Sipas psikologëve emocionet janë ngjitëse. Nëse dikush rri gjatë me një person negativ, mund të ndihet edhe vetë më keq.

“Ne marrim humorin e të tjerëve”, ka shpjeguar psikologia Ashley Alderette.

Për këtë arsye ekspertët këshillojnë që

-të kufizohet koha me njerëz shumë negativë

-rikujtimi se që nuk je përgjegjës për ndjenjat e tyre,

-përqendrimi te qetësimi i vetes (frymëmarrje e thellë, pushim)

“Unë kam dhembshuri për njerëzit, por nuk mbaj peshën e dhimbjes së tyre”, ka thënë Gilbertson.

Po nëse je vetë negativ?

Nëse ndihesh shpesh negativ, ka disa hapa që mund të ndihmojnë:

Kujdesu për bazat, ushqimi i mirë, gjumi dhe aktiviteti fizik ndihmojnë shumë në përballimin e stresit.

Kalo kohë me njerëz të tjerë edhe pa folur për problemet, prania e njerëzve pozitivë ndikon në humor.

Fol me një profesionist, një psikolog mund të të ndihmojë të kuptosh nga vjen negativiteti.

“Praktiko mirënjohjen ani pse tingëllon klishe, funksionon”, ka thënë Johnson.

Sipas saj, mund të provosh të shkruash çdo mbrëmje disa gjëra për të cilat je mirënjohës.

“Po e trajnon trurin të shohë edhe anën pozitive të realitetit. Njerëzit negativë shpesh shohin vetëm anën e vërtetë, por negative”, ka shtuar ajo.