Me ardhjen e fundvitit shtohen edhe darkat e shoqëruara me alkool. E zgjimi në ditën pas alkoolit është i zorshëm për shumëkënd.
Janë disa mënyra se si njeriu mund të rikuperohet më shpejt pas konsumimit të madh të alkoolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të dhënave me bazë shkencore, njeriut më së shumtë i duhet rehidratimi.
Rekomandohet të pihet shumë ujë gjatë ditës e madje edhe para gjumit. Çajet me bazë bimore rekomandohen për rikuperim të elektroliteve të humbura.
Alkooli ul nivelet e sheqerit në gjak, duke shkaktuar lodhje dhe dhimbje koke. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të pasura me karbohidrate komplekse si buka, orizi integral ose tërshëra. Banania dhe molla po ashtu janë të rekomanduara.
Rekomandohen edhe ushqime të pasura me antioksidantë, si fruta dhe perime si spinaqi, boronica, portokajtë e domatet.
Sipas “Cleveland Clinic”, vitamina B dhe zinku mund t’i përkeqësojnë simptomat e paspijes.
Sa i përket kafesë, ajo duhet të konsumohet me kontroll pasi mund ta përkeqësojë procesin e dehidratimit.
Po ashtu nuk preferohen ilaçet për dhimbje koke.
Shëtitja e lehtë ose edhe ndonjë ushtrim mund të ndihmojë në qarkullimin e gjakut.
Për rikuperimin më të mirë ndikon gjumi.