Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Akil Gjakova i pesti në Evropë

akil

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionat Evropian të xhudos.

Të premten në Tbilisi të Gjeorgjisë, Gjakova u mposht në luftë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u përball me turkun Bilal Çiloglu, që realizoi hedhje pak para fundit.

Në përgjithësi lufta ishte e fortë dhe e barabartë. Por xhudisti turk shfrytëzoi një moment pakujdesie të Gjakovës dhe realizoi hedhjen e fitores. Ai fitoi me uazari.

Akili kishte ditë të gjatë dhe goxha të suksesshme, por që nuk u shpërblye me medalje.

Nisi me fitore ndaj austriakut Samuel Gassner. Austriaku kishte uazari, por Gjakova reagoi për fitore me Ippon.

Edhe luftën e dytë xhudisti kosovar e fitoi me Ippon. Pas 7.15 minuta luftë e mposhti britanikun Benjamin Levy.

Lufta e gjatë me britanikun i kushtoi në vazhdim të ditës. Pas pak minutash u përball me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili në çerekfinale. Dhe energjia e shpenzuar në luftën paraprake ndikoi në performancë. Sërish lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa përfundoi në të mirë të Shavdatiashvilit.

Në luftën e parë të repesazhit, Akili fitoi ndaj Adil Osmanovit të Moldavisë. Ndaj tij realizoi hedhje e më pas e vazhdoi aksionin me mbajtje.

Të premten garuan edhe Dardan Cena e Laura Fazliu.

Cena po ashtu garoi në 73 kilogramë. Në xhiron e dytë e mposhti bullgarin Victor Skerlev. Më pas humbi nga kampioni olimpik, Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit.

Ndërkohë Laura Fazliu dëshpëroi në kategorinë deri 63 kilogramë. Ndonëse pritej të përfshihej në luftë për medalje, u mposht që në luftën e parë. Laura pësoi nga sllovenja Kaja Kajzer, që kishte “Yuko” dhe Ippon.

Kosova megjithatë ka fituar medalje.

Të enjten e artë ishte Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Kështu Kosova për herë të 14-të rresht ka fituar medalje në Kampionatet Evropiane për të rritur. Distria i ka katër tituj të Evropës dhe tre rresht. 

Në Evropianin në Tbilisi po paraqiten plot 400 xhudistë nga 46 shtete të ndryshme.

Lexo përditësimet tjera
Laura Fazliu

Evropiani i xhudos, sot garojnë Laura, Akili dhe Dardani

Në Tbilisi të Gjeorgjisë ka nisur dyta e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos.Në ditën e...