Boksieri i talentuar kosovar, Riad Isufi, e ka nisur me fitore paraqitjen në Kampionatin Evropian U19 që po mbahet në Çeki.
Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar të mërkurën mbrëma që Isufi fitoi ndaj boksierit të Lituanisë, Kerpe Korenlijus.
Isufi bokson në kategorinë deri 50 kilogramë, ndërsa fitoi me rezultatin 5:0.
Isufi vlerësohet prej boksierëve më të talentuar në vend.