Xhudistja Distria Krasniqi, vazhdon të jetë mbretëreshë e kategorisë deri 52 kilogramë në Evropë.
Xhudistja kosovare e fitoi titullin e katërt të Evropës për seniorë, që nisi të enjten në Tbilisi, duke e rikonfirmuar se është më e mira e kategorisë së saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të thotë shumë për mua dhe ndihem shkëlqyeshëm”, ka thënë Krasniqi pas triumfit në Tbilisi të Gjeorgjisë. “Ishte ditë shumë e vështirë. Nuk isha në formën më të mirë por përsëri ia dola që të fitoj medalje dhe jam shumë e lumtur që e fitova të artën”.
Triumfi për herë të katërt nuk ishte i lehtë për kampionen olimpike 2021 në kategorinë deri 48 kilogramë.
“Ta përsëritësh këtë sukses katër herë, mendoj se ka qenë më e vështirë se ta fitosh për herë të parë”, shpjegon Krasniqi. “Jam shumë e lumtur që pasi i mora të gjitha medaljet për të cilat çdo sportist ëndërron, ende ia dal të jem në krye dhe të jem kampione evropiane sërish”.
30-vjeçarja mbështetej në përvojën e saj në finale ndaj kundërshtares së fortë, dy herë kampionia evropiane, Amandine Buchard nga Franca.
“Për finalen isha shumë e qetë dhe e dija si të luftoja, e dija strategjinë time”, shpjegon Krasniqi. “Kam punuar me trajnerin tim për Buchardin dhe për të gjitha kundërshtaret e mija. Por e dija se Buchard do të vinte në finale sepse për mua, ajo është njëra prej më të mirave në Evropë dhe po ashtu në gjithë botën për xhudo. E dija çfarë duhej të bëja”.
Fitoret dhe medaljet e shtyjnë të vazhdojë edhe më shumë medalisten e argjendtë olimpike për vitin 2024, ndonëse ajo i ka fituar të gjitha.
“Më motivon shumë”, thotë ajo. “Të gjithë vazhdojnë të më pyesin, si e gjen motivimin? Por, unë e dua xhudon, e dua ndjenjën e garave dhe kjo është ajo që më mban mua në këtë sport. Dhe, natyrisht, kur e gjitha kjo shpaguhet me medalje, medalje të arta apo me çfarëdo lloj medaljesh, më motivon shumë që të vazhdoj”.